Rreth nesh

KAMPI I TEPELENËS

“Kujtesa historike është në themel të identitetit dhe trashëgimisë së individëve e bashkësive. Ajo luan rol në ndërtimin e raporteve mes grupeve të ndryshme të shoqërisë. Mungesa e saj mund të jetë edhe burim i tensioneve apo konflikteve. Iniciativa të tilla të përkujtimit, dokumentimit historik e më gjerë, të gjitha bashkë luajnë rol në krijimin dhe zhvillimin e një pikëpamjeje historike të individëve e grupeve të caktuara dhe janë mjete komunikimi të diskutimit lokal apo kombëtar e më gjerë. Përballja me të vërtetën është ajo që e çon shoqërinë drejt shërimit dhe rivendos ekuilibra. Kjo përballje nënkupton edhe zbardhjen e fateve të të pafajshmëve dhe nderimin e sakrificës së atyre që ia dolën me dinjitet njerëzor, duke njohur përjetimet e tyre përmes zërave të tyre”.

Dr. Gentiana Sula, Kryetare e AIDSSH

Faqja kampi Tepelenës është ngritur nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH). Përgatitja e materialeve kushtuar faqes web u realizua nga stafi AIDSSH në kuadër të Urdhrit nr.20, datë 29.01.2025 “Për ngritjen dhe funksionimin e grupit të punës për projektimin dhe ndërtimin e faqes WEB dedikuar Kampit të Tepelenës”.

Për mbledhjen e materialeve, AIDSSH ka shfrytëzuar dokumentet e arkivit të saj dhe dëshmitë që ish – të internuarit kanë dhënë për këtë institucion.  AIDSSH ka bashkëpunuar me Ministrinë e Brendshme, Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, Bashkinë e Tepelenës, si dhe studiues dhe ekspertë që kanë dhënë kontributin e tyre gjatë përgatitjes së aktiviteteve dhe botimeve përkujtimore për kampin e Tepelenës.

Stafi i AIDSSH-së, vazhdon të punojë për përditësimin e informacionit dhe mirëmbajtjen e faqes me qëllim krijimin e një panorame sa më e plotë dhe të qartë.

AIDSSH mirëpret kontributin e çdo individi, institucioni apo organizate që ka informacione për kampin e Tepelenës dhe dëshiron të ndajë këto informacione në www.kampiTepelenës.al. Mjafton të klikoni në Bëhu pjesë dhe stafi ynë do të jetë në dispozicionin tuaj.

Ajkana Toni – Kryetar i grupit të punës.

Anëtarë:
(Sipas rendit Alfabetik)

– Adela Toporja
– Brunilda Çërraga
– Dorian Zanaliu
– Eugen Sada
– Gerla Kotka
– Jonel Hibo
– Manjola Bici
– Nevila Turdiu
– Rovena Rrozhani

Logo-AIDSSH-ok-E-BARDHE-rch0zcfxotl70jpagud2rr7vx01no9ocfrlhnn49my
Telefon: +355694118025
Email: info@autoritetidosjeve.gov.al

© 2025 Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Të gjitha të drejtat e rezervuara.