Ushqimi

Kampi i Tepelenës vjen në kujtesën e të gjithë atyre që e jetuan kryesisht me peshën e madhe të mungesave jetike që përballeshin çdo ditë. Tepelena mbahet mend për kushtet tejet të vështira të jetesës dhe mungesën e theksuar të ushqimit, për mungesën e higjienës, për punën tejet të rëndë që burrat, gratë dhe fëmijët mbi moshën 12 vjeç ishin të detyruar të zhvillonin.
Në raportin e publikuar nga CIA në maj të vitit 1953, dokumentohej se ushqimi në sasi qesharake gatuhej nga vetë të burgosurit. Çdo i burgosur duhej të merrte 600 gram bukë gruri në ditë (hera herës edhe më pak); kishte tre vakte në ditë: çaj në mëngjes, një supë me fasule, makarona ose patate për drekë, dhe shpeshherë e njëjta gjë edhe për darkë; ndonjëherë në këtë dietë shtohet edhe oriz. “Ushqimi zakonisht nuk gatuhet me kujdes të duhur dhe në kushte jo higjienike, ndaj është pa shije dhe jo i shëndetshëm. Ai është gjithmonë i pamjaftueshëm, aq sa shumë prej të burgosurve, kur marrin racione e bukës në mëngjes, e hanë menjëherë dhe nuk u mbetet gjë për dy vaktet e tjera”, –shkruhej në raport.
Por dëshmia kryesore dokumentohet nga vetë të mbijetuarit e kampit të Tepelenës, ish-të internuar të cilët jetuan mes territ të atij vendi, skamjes dhe ambientit drakonian që ofronte ai vend.
Ushqimi ishte shumë i keq. Lëng me krimba brenda me një kokër fasule. Çaj në mëngjes, ujë me ngjyrë.Racioni për ata që punonin ishte 600 gramë. Për ne që rrinim aty ishte 400 gramë. Uria ishte dukuria më e zakonshme në atë mjedis.
Eugen Merlika
"Asnjë teshë, asnjë fije ushqim,asnje fije çaji.
Nikollë Dojanaj
Logo-AIDSSH-ok-E-BARDHE-rch0zcfxotl70jpagud2rr7vx01no9ocfrlhnn49my
Telefon: +355694118025
Email: info@autoritetidosjeve.gov.al

Na ndiqni në rrjetet sociale

© 2025 Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Të gjitha të drejtat e rezervuara.